Ora News - Burgu brenda burgut, flet avokati i Shullazit: Vendim i padrejtë, do ta ankimojmë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Disa orë pasi janë marrë 7 vendimet e para për të dënuarit dhe të paraburgosurit që janë futur në regjim të posaçëm, ka ardhur dhe reagimi I tyre. Mbrojtës i një prej të dënuarve Emiljano Shullazit ka deklaruar se vendimi është i padrejtë ndërsa ata presin tu njoftohet për ta ankimuar.

Shtatë personat të cilët janë të parët të cilët kanë provuar sistemin 41 Bis, do ti drejtohen gjykatës për të ankimuar vendimin e Ministres së Drejtësisë.

Avokati i një prej tyre Vladimir Meci, i cili mbron Emiljano Shullazin, ka deklaruar për RTV Ora se nuk u është komunikuar vendimi i marrë dhe në momentin që do u njoftohet, do të kenë 20 ditë afat për tu drejtuar gjykatës së posaçme për të ankimuar vendimin.

Avokati Meci tha për RTV Ora se Shullazi prej një viti nuk kontakton me asnjë, ndërsa vendimin e quan të padrejtë.

Sistemi 41Bis, aplikohet për here të parë në Shqipëri.Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended