Receta në 2 minuta - Byrek me Qepë dhe Domate
  • 4 years ago
Përbërësit:
3 qepë
4 domate
Kripë
Piper
Vaj ulliri
400 g miell
200 ml ujë
Kripë


Në tigan kaurdisim me vaj ulliri, qepët e grira imët, shtojmë domatet pasi i kemi pastruar lëkurat dhe i kemi prerë imët. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E ziejmë derisa të zbutet qepa plotësisht dhe domatet janë tretur. Vendosim miellin në tavolinë, e hapim në mes duke krijuar një gropë, shtojmë kripë dhe ujë. Formojë brumin dhe e ndajmë në 14 pjesë, i bëjmë top dhe i hapim me niseshte afërsisht sa dora. I lyejmë me vaj dhe i vendosim bashkë mbi njëra ? tjetrën nga 7 petë, e hapim petën e parë sa madhësia e tavës dhe hedhim mbushjen. Vendosim petën e dytë lart dhe mbyllim anët mirë, e lyejmë vaj dhe e pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë për 30 minuta derisa të marri ngjyrë të artë.

#tring #tringbuzeqesh #shohTring #receta #2minuta
Web: http://www.tring.al/
Youtube: https://www.youtube.com/user/TringDig...
Facebook: https://www.facebook.com/TringDigital/
Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/www.instagram.com/tring_albania/igital/ Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/
Recommended