Italia kthen nderin, 7 mjekë zbarkojnë në Tiranë, mes tyre shqiptarja që iku studente

  • 4 years ago
Tre ditë më parë në një konferencë ndër rajonale në Pulia të Italisë, shteti fqinj vendosi t'i vinte në ndihmë Shqipërisë, duke dërguar një grup ekspertësh që do të zhvillojnë konsulencë dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Kjo tast forcë e përbërë nga 7 veta mbërriti sot në aeroportin 'Nënë Tereza' me një avion të 'Gurda di Finanza'. Rastësia dhe e veçanta nuk mungoi, pasi në grupin e ekspertëve ishte edhe një infermiere shqiptare, e larguar që 10 vjeç nga Shqipëria. Për 'Report TV' ajo u shpreh se kishte nisur të qante kur mori vesht se do të vinte në Shqipëri për të ushtruar profesionin e saj.

Recommended