Deputeti i pavarur Nikolle Lesi kandidon per kryetar bashkie te Tiranes (19 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Nikoll Lesi, deputeti i pavarur i Kuvendit të Shqipërisë dhe botuesi i kompanisë së mediave "Koha Jonë", kandidat për kryetar bashkie të Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga burime të Partisë Demokristiane të Shqipërisë të cilës Lesi pritet t'a përfaqësojë në zgjedhjet lokale të 1 tetorit.
Shkak për këtë veprim të papritur politik mësohet të ketë qenë ftesa e ofruar nga Partia e Zef Bushatit e cila në këto zgjedhje u shkëput nga Bashkimi për Demokraci i kryesuar nga Partia Demokratike. Ftesa për Lesin kishte kohë që ishte nisur nga Partia Demokristiane, por vetëm pasi ka parë kandidatët për formimin e qytetit të Tiranës, Lesi ka vendosur të hyjë në garë.
Përballë ministrit të Kulturës për bashkinë e kryeqytetit deri tani janë konfirmuar Dashamir Shehi ndërkohë që Partia Demokratike ka hedhur një listë me disa kandidatë ku emri më i mundshëm pritet të jetë ai i deputetit legalist, Spartak Ngjela. Vetë Lesi ende nuk është prononcuar për këtë vendim i cili pritet t'i kushtojë atij mandatin e deputetit.
Asnjë nga mediat e kontrolluara nga Lesi nuk e kanë konfirmuar lajmin, ndërkohë që dy nga gazetat më të mëdha të përditshme të Tiranës i kanë kushtuar një vend të veçantë lajmit të kandidimit të Nikoll Lesit për kryetar bashkie në Tiranë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended