Deputeti i prekur me Covid, Balla: Gjendja e tij e veshtire, i uroj sherim te plote

  • 4 years ago
Balla: Njëri prej kolegëve tonë të nderuar, zoti Enver Roshi sot është në një gjendje të vështirë shëndetësore në përballjen...
Alimadhi: Respektoni rregulloren.
Balla: Më fal, unë nuk kam parë në jetën time njeri si ty. Unë jam duke folur, më fal. Të lutem të mbaroj unë pastaj fol sa të duash. Po flas për një koleg që po kalon në të njëjtën situatë që ke kaluar ti. Të lutem o zoti Murrizi mos i ktheni përgjigje, zotëria nuk ka faj. Ka të drejtën e tij, por nuk mund të shkelë mbi të drejtën time për të folur. Tani të lutem mos më ndërprit.
Alimadhi: Ti zbaton podiumin, ajo tjetra s?të jep fjalë.
Balla: Unë e kuptoj detyrën që ke marrë, por të lutem të mbaroj. Harroje që një ballist mund të pengojë të drejtën time për të shprehur idetë e mia. Tani të lutem ta mbaroj. E nderuar zonja Ministre, në emër të shumë kolegëve deputetë, që më kanë shprehur shqetësimin, por dhe solidaritetin e tyre për të gjithë të sëmurët, që janë në një gjendje të vështirë. Unë përmenda zotin Enver Roshi, që dora e Zotit dhe rastësia bën që është dhe kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është në një gjendje të vështirë në përballje me sëmundjen dhe uroj shërim të plotë. Sikurse iu uroj shërim të plotë të gjithë atyre që janë në përballje me këtë virus të padukshëm dhe përfitoj nga rasti që t?iu bëj thirrje çdo qytetari shqiptar, çdo deputeti që të respektoij rregullat dhe masat. Është keqardhje që një deputet që ka kaluar përmes kësaj situate të vështirë është i pari që shkel rregullat. Përdorimi i maskës gjatë gjithë qëndrimit brenda kësaj salle është i dosmosdoshëm dhe ne duhet të japim shembullin e parë. Meqënëse kjo është seanca e fundit, edhe pse një pjesë fillojnë pushimet, duhet që masat të respektohen kudo dhe Kuvendi i Shqipërisë duheët të jetë shembulli i parë i respektimit të këtyre masave.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

#Balla #Parlamenti #TvKlan

Recommended