Genc Pollo: Berisha ka zgjedhur nje kandidat sharlatan (18 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Reformatorët e Partisë Demokratike i kanë tërhequr sot vëmendjen Berishës për vulën e PD-së për të përcaktuar një kandidat sharlatan. Ky ka qenë dhe komenti i ish nënkryetarit demokratë Genc Pollo për kandidatin e përfolur të Tiranës, Spartak Ngjela.
"Kandidatura e Partisë Demokratike duhet të jetë dinjitoze. Janë në mundësitë e demokratëve që të përzgjidhet një kandidaturë e tillë dhe fitorja ndaj kundërshtarit socialist është krejtësisht e mundshme. Është folur për shumë kandidatura. Nuk do të hyjmë në komente për emra të veçantë, por ajo që duhet t'i themi zotit Berisha është që të mos keqpërdorë vulën e partisë për t'i imponuar demokratëve në kryeqytet një kandidaturë prej sharlatani."
Vonesa dhe shtyrja e pakuptimtë e shpalljes së kandidaturave tha Pollo, ka sjellë një dëm të madh për fushatën. Sipas tij kjo i ka dhënë kohë PS-së që të vazhdojnë përgatitjen për fushatën e tyre, ndërkohë që demokratët janë ende konfuzë, madje dhe të përçarë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended