Top News - Kosovë: Shtatë viktima nga koronavirusi dhe 239 raste të reja

  • 4 years ago
7 vdekje dhe 239 raste të reja me koronavirus u konfirmuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Në njoftimin e dërguar mediave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, rastet pozitive u diktuan nga testimi i 401 kampioneve. Në total, bilanci I viktimave në Kosovë mbërrin kështu në 192. Infektimet e para, vendi I regjistroi në 13 mars. Një ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se për shkak të situatës së rënduar me COVID 19, autoritetet shëndetësore kanë hartuar një varg masash shtesë për të frenuar përhapjen e tij, të cilat përfshinin kufizimin e lëvizjeve, tubimeve, takimeve, por edhe zbutje të tyre në vendet ku virusi nuk është I pranishëm, ose të paktën mund të kontrollohet. Këto janë vlerësime që nëse aprovohen nga qeveria e Republikës së Kosovës do të jenë të zbatueshme nga dita e nesërme?, tha Zemaj. Autoritetet thanë gjatë fundjavës se Kosova ka një kapacitet prej 700 shtretërish për të trajtuar të sëmurët me COVID-19.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#TopChannel

Recommended