Ora News - Punonjësit padi Albpetrol, kërkojnë pagën 100 % dhe kompensimin për dy muaj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kompania Albpetrol do të paditet nga Sindikata e Naftëtarëve për uljen e pagave me 60 % të punonjësve përgjatë periudhës së pandemisë. Ata kërkojnë pagën e plotë dhe kompensim për dy muajt që janë paguar me pagën minimale 24 mijë lekë.

Për të tretin muaj radhazi, punonjësit e Albpetrol thonë se janë paralajmëruar se do të paguhen me 40 % të pagës mujore, ndaj kanë dalë në protestë para zyrave të kompanisë.

Ata e cilësojnë vendimin abuziv, dhe thonë se kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, por nuk kanë marrë përgjigje.

Ndaj sindikata e re e Naftëtarëve ka paralajmëruar padi ndaj kompanisë së naftës.

Ata kërkojnë pagën e plotë dhe kompensim për paratë që u janë mbajtur.

Gjatë periudhës së pandemisë, Albpetrol pezulloi punën dhe shkurtoi pagat për punonjësit.

Por ky vendim kundërshtohet pasi mbetet në fuqi edhe pasi kompania ka rifilluar punë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/punonjesit-padi-albpetrol-kerkojne-pagen-100-dhe-kompensimin-per-dy-muaj/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended