SPAK leshon 23 urdherarreste per Dosjen 339

  • 4 years ago
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 23 urdhërarreste për dosjen e famshme 339. Operacioni është zhvilluar gjatë natës së kaluar në Tiranë dhe Durrës. Hetimet e mëtejshme për laboratorin e drogës në Brenogë të Hasit ku u gjetën 182.5 kilogramë heroinë kanë zbuluar një tjetër të përfshirë në këtë rrjet të trafikut.

Në pranga është vënë edhe Fisnik Sadiku (Smaili) për të cilin gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg i akuzuar për trafik narkotikësh, prodhim dhe fabrikim të drogës, si dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Për këtë rrjet kanë përfunduar në gjykatë më herët 5 shqiptarë, 2 turq dhe një shtetas kosovar. Por përgjimet kanë zbuluar përfshirjen e grupit edhe në manipulim në zgjedhjet e vitit 2017 në qarkun e Durrësit.

21 komisionerë në 3 qendra votimi në fshatrat Shetël dhe Rubjek kanë lejuar votimin në emër të 62 emigrantëve ose personave të tjerë. Komisionerët janë propozime të gjitha forcave politike, por Tv Klan mëson se 14 nga 21 të ndaluarit i përkasin opozitës.

I ndaluar është edhe një votues që ka votuar disa herë. Për 11 nga këta persona gjykata ka vendosur masën ?arrest me burg?, 8 janë lënë në ?arrest shtëpie?, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në ?detyrim paraqitje?. Hetimet për këtë dosje nisën në 2016-ën të cilat u finalizuan me operacionin Volvo4 në Tetor të 2018-s, kur u prenë 44 fletëarreste duke u goditur 3 grupe kriminale të shtrira nga Hasi në Shijak, Tiranë, Lushnje dhe Sarandë. / Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended