Ora News - Gjoba për muzikë e dasma, tetë subjekteve në Tiranë, Durrës dhe në Lezhë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Tetë lokale janë gjobitur nga policia gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë kapur duke organizuar aktivitete me muzikë live pas orës 20 në shkelje të aktit normativ të Ministrisë së Shëndetësisë. Tri prej këtyre subjekteve u konstatuan në Tiranë, ndërsa policia theksoi se pesë raste të tjera në Durrës dhe në Lezhë u evidentuan duke organizuar ceremoni dasmash.

Tetë biznese të tjera janë gjobitur nga policia e shtetit gjatë kontrolleve të ushtruara në terren për zbatimin e aktit normative për ndalimin e muzikës në orët e mbrëmjes në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Policia e kryeqytetit njoftoi se në vazhdim të kontrolleve me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në zbatim të Aktit Normativ që përcakton se ?në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00?, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin në shkelje të këtij urdhëri duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Në përfundim të veprimeve të para, për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit me iniciale Sh. K., B. L. dhe B. K., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative përkatësisht me nga 1 milion lekë.

Por pavarësisht numrit në rritje të infektimeve me koronavirus, protokollet e sigurisë vijojë të sfidohen me organizime festash e dasmash me grumbullim qytetarësh në disa rrethe të vendit.

Policia njoftoi se 5 lokale janë gjobitur me nga 1 milion lekë në Lezhë e Durrës, pasi organizuan dasma dhe muzikë LIVE.

Burimet thanë se 4 dasma në shkelje të protokolleve u konstatuan të dielën në Lezhë dhe Ishull Lezhë, ku policia mori masën administrative.

Ndërsa në Durrës, një lokal u penalizua pasi kishte organizuar muzikë LIVE në kundërshtim me aktin normative.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjoba-per-muzike-e-dasma-tete-subjekteve-ne-tirane-durres-dhe-ne-lezhe/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended