Hasa: Nuk ka nevojë që të ndryshohet kushtetuta për të hapur listat, PD e hapur për ndryshim sistemi
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista #endrihasa
Për ish-deputetin e PD-së Endri Hasa nuk ka nevojë që të ndryshohet kushtetuta për listat e hapura.

Në një intervistë për Ora News, ia tha se në Këshillin Politik kanë qenë në diskutim sistemi dhe lista, por nuk ka pranuar Rama.

Endri Hasa: Hapja e listave nuk pengohet nga koalicionet. Nga ana tjetër nuk ka pasur nevojë që të ndryshohet kushtetuta për të hapur listat. Lista kanë qenë në diskutim, sistemi ka qenë në diskutim. Rama nuk ka dashur që ta prekë kjo pikë. PD ka qenë e hapur të diskutuar për sistemin zgjedhor. Diskutimi ishte për një sistem me dy dhoma dhe një sistem mazhoritar në dhomën e parë dhe në të dytën proporcional.

Opozita parlamentare kërkon që të vihet një prag 5%. Ata e kërkuan dhe firmosën me dorën e Edi Ramës, sepse ai e kërkoi. Donin që t?i bënin qejfin Ramës. Pastaj e hoqën nga kushtetuta pragun 5% dhe thonë se do ta mbajmë në kokë. Opozita parlamentare punojnë për Ramën. Ata shkruan atë që i tha Rama. Ushtria e njerëzve që duan ndryshim janë jashtë Kuvendit.

Për Hasën opozita parlamentare komandohet nga kryeministri Rama.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hasa-nuk-ka-nevoje-qe-te-ndryshohet-kushtetuta-per-te-hapur-listat-pd-e-hapur-per-ndryshimin-e-sistemit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended