Kosova pa shtretër për të sëmurët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Kosovës po përballet me një sfidë të vështirë në sistemin shëndetësor ndërsa situata e shkaktuar nga covid 19 nuk është përmirësuar prej javësh tashmë. Kryeministri Avdullah Hoti bëri të ditur se nga shtatëqind shtretër në Qëndrën Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale, vetëm 130 prej tyre kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus. Kreu i ekzekutivit ka përsëritur thirrjet për mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës fizike si dhe higjienës personale dhe i ka kërkuar autoriteteve të sigurisë që të zbatojnë kompetencat e tyre.?Kemi patur gjatë ditëve të fundit aktivitete sportive në masë. Ka patur edhe protesta pa lejen e policisë dhe duke mos respektuar masat. Kjo nuk është e tolerueshme dhe nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës në zinxhirin komandues komplet të institucioneve duhet të marrin përgjegjësi për mosrespektimin e vendimeve të qeverisë?, tha Hoti.Gjithashtu pritet të rritet numri i testeve për personat që dyshohen se janë të prekur me COVID-19, ndërsa aktualisht në Kosovë kryhen rreth 500 testime në ditë. Ndërkohë, më shumë se 400 punonjës shëndetësorë janë të infektuar me koronavirus.Drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë e konsiderojnë situatën alarmante pasi rrezikohet kolapsi në sistemin shëndetësor.Nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë humbur jetën 169 persona, rreth 7 mijë të tjerë janë infektuar ndërsa rreth 3 mijë e 800 pacientë fatmirësisht janë shëruar.
Recommended