Ora News - Koalicionet parazgjedhore, Gjiknuri: Rrezikon të minohet procesi zgjedhor

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pasi Lulzim Basha me aleatët e tij dolën në mbështetje të hapjes së plotë të listave, PS tregon shqetësimin e tyre të vërtetë. Tashmë nuk flitet më për lista, por për çështjen që socialistët duan të heqin nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kaolicionet parazgjedhore.

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri me anë të një shpjegimi të gjatë në Facebook, ka kërkuar të shpjegojë se koalicionet me listat të përbëra fusin në sistem parti fantazëm të cilët marrin përfitime pasi të vijnë në pushtet.

?Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagona bosh pas lokomotivës së partisë së madhe. Më shumë se për të mbledhur vota, fatkeqësisht, duket se të tilla parti bëhen pjesë e ?trenit? të partive të mëdha për të garantuar drejtori në administratën publike.?

Gjiknuri kërkon të tregojë që nuk është i shqetësuar për mandatin e tretë të PS, por sipas tij heqja e koalicioneve shmang pabarazitë për partitë e vogla.

?Vlen të theksohet edhe një element tjetër, ai i pabarazisë. Partitë e vogla që garojnë jashtë koalicioneve duhet të arrijnë së paku pragun prej 3% të votave të qarkut që të mund të përfshihen në ndarjen e mandateve. Partitë e vogla që bëhen pjesë e ?trenit? të partive të mëdha përjashtohen nga ky rregull duke u favorizuar. Si përkthehet kjo konkretisht??

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/sfidat-qe-duhet-te-adresojme-pas-hapjes-se-listave-te-kandidateve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended