Nuk i ndalon policise, aksidentohet mjeti me 7 siriane |Lajme-News

  • 4 years ago
Një automjet që po transportonte 7 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme, ka humbur kontrollin, duke u përmbysur në një rrugë dytësore në afërsi të Pogradecit.

Sipas burimeve policore, drejtuesi i mjetit ësht? ndeshur me një patrullë policie në hyrje të Bilishtit dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Audi, pasi çau postbllokun, hyri në një rrugë dytësore ndërsa policia dhe një mjet i FRONTEX u vunë në ndjekje të tij.

Pas disa minutash ndjekje, automjeti është përballur me një postbllok të dytë, por ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Grupi i sirianëve ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, që po i transportonte drejt kryeqytetit.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended