Top News - Punonjësit sezonale/ Greqia shtyn lejet deri në 31 dhjetor

  • 4 years ago
Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonalë. Burimet per top channel,është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën, urdhërohen drejtoritë e emigracionit,të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020. Qarkorja sqaron se mbetet e pandryshuar proçedura, qe do te thote se kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhënësin, me detyrimin e gjetjes se banesës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal. Me këtë shtyrje,mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në greqi. Që prej fillimit të kësaj procedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë, shumica derrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë. Kërkesa më e madhe për krahë puna ka qenë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë në sektorin e frutikulturës. Shtyrja e re, pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë,të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave në zonën e larisës,volosit,si dhe për sezoni e mbledhjes së ullinjve dhe portokalleve në vjeshtë. Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës, në procese të cilat nuk preferohen prej vendasve, pavarësisht se prej krizës së covid 19, parashikohet rritja e papunësisë më vend me mbi 100.000 persona

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#TopChannel

Recommended