Top News - Virologia kineze “Bat Woman”: Virusi nuk doli nga Wuhani, Trump të na kërkojë ndjesë!

  • 4 years ago
Shi Zhengli, virologia 56 vjeçare kineze me doktoraturë në universitetin e Montpellier në Francë, studiuese e njohur sidomos për kërkimet mbi lakuriqët e natës e që tashmë është bërë e famshme në mbarë botën, pretendon se virusi nuk ka dalë nga qyteti i Wuhanit, as nga laboratori, e as nga tregu.


Në mediat sociale koronavirusi I ri cilësohet rëndom si ? Virusi I Wuhanit?, ? Virusi kinez?, apo ? Kung Flu?, një lojë fjalësh kjo e fundit që përzien gripin me artet marciale.

?Pretendimet e presidentit Donald Trump se SARS-CoV-2 doli nga instituti ynë kërkimor bien ndesh me faktet dhe dëmtojnë si punën tonë akademike, ashtu edhe jetën personale. Trump duhet të na kërkojë ndjesë?, ka thënë virologia në reagimin e saj ndaj interesimit të revistës Science për çështjen. Kjo e fundit ia kishte dërguar pyetjet e shkruara dy muaj më parë dhe përgjigjen e mori vetëm tani vonë me email.

Zhengli pretendon se SARS-CoV-2 me shumë mundësi e ka origjinën nga lakuriqët e natës, dhe mund të ketë pësuar evolucion gjatë kalimit në një bartës të ndërmjetëm e të jetë përshtatur për njeriun duke u përhapur kështu në specien tonë.

Dy janë sipas saj mundësitë e kalimit të virusit: ose direkt nga lakuriqi i natës tek njeriu, ose të ketë pasur një bartës të ndërmjetëm, dhe ky variant është ai me gjasat më të mëdha, thotë ajo, duke përjashtu dhe tregun e Wuhanit si origjinë të sëmundjes me pretendimin se pacientët e parë të regjistruar në këtë qytet, nuk e kishin frekuentuar tregun e kafshëve të gjalla.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#ShiZhengli#TopChannel

Recommended