Ora News - Pandemi dhe pa lekë: Gjyshërit ”banjo dielli” në parqe e sheshe

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pamundësia ekonomike por edhe frika e pandemisë, i detyron moshat e treta të mos bëjnë pushime verore. Ata pohojnë se e kanë të pamundur të bëjnë pushime dhe shohin si ambientet më të përshtatshme, parqet dhe sheshet në kryeqytet.

Nën temperaturat e larta të fund korrikut, moshat e treta janë kryesisht ato që nuk frekuentojnë bregdetin, apo një zonë tjetër larg monotonisë.

Parqet, apo stolat nën hije, janë pushimet e një pjese të madhe të këtsaj grupmoshe.

?Në shtëpi rrimë gjithë ditën, pastaj nga ora 7 e mbasdites dalim. Me pension 150 mijë lekë si mund të kalohen? Këto janë pushimet tona.?

Sipas tyre, kjo vjen jo vetëm nga frika e pandemisë së koronavirusit, por edhe për shkak të pamundësisë ekonomike.

?Nuk ka fuqi financiare. Këto pensionet i kanë lënë njerëzit sa një krah pule. Të ardhurat e tyre janë të pamundura. Kjo është ana ekonomike, ndërsa nga ana e Covid-19, do jetë e pamundur. Me pensionin që ka mosha e tretë, e vështirë është.?

Me të ardhurat mujore, ata diskutojnë ilaçet dhe ushqimin e përditshëm.

?Nuk kam mundësi për arsye se kam një pesion fare të vogël. Gjithë këto halle, gjithë këto ilaçe.?

Në këto kushte, edhe kjo verë, si shumë të tjera, do t?i lërë këta qytetarë në përditshëmrinë e tyre, me shpresën se dikush i afërt, do zgjedhë të pushojë disa ditë pranë tyre.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pandemi-dhe-pa-leke-gjysherit-banjo-dielli-ne-parqe-e-sheshe/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended