Mbyllja e klubeve të natës, ironia e Jahaj: Situata kritike, por do të bëjmë dhe ne ca “pushime”

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista
Akti normativ i miratuar së fundmi nga Kuvendi ka futur sërish në kolaps turizmin pas mbylljes së shërbimeve të argëtimit.

Zëdhënësi i shoqatës së bareve, restoranteve dhe klubeve, Enri Jahaj, në një intervistë për Rtv Ora flet për situatë kritike.

Jahaj: Pati habi në këtë logjikë. Por më në fund ne do të shohim ca pushime të merituara, do të festojmë fundjavën. Përtej shakave. Situata është mjaft kritike. Pjesa e restoranteve që nuk përfshihet në urdhër nuk po funksionon. Klubet e natës në bregdet dhe Tiranë nuk po funksinojnë. Jemi në udhëkryq. Janë mbyllur 500-1000 bare, klube nate dhe disko, me 5000 të punësuar.Qeverinë e shohim si partner dhe jo armik, por nuk po shohim asnjë ditë në fund të tunelit.

Ai i bën thirrje qeverisë të marrë parasysh kërkesat që kanë parashtruar.

Jahaj: Të bëjë një ulje të TVSH në masën e hoteleve dhe të kemi mundësinë të bëjmë një platformë afatgjatë si do ti vejë halli këtij muhabeti.

Vendimin e Klosit për të shtyrë sezonin deri në nëntor ai nuk e sheh fare realist.

Jahaj: Me Klosin nuk kemi folur ende. Sezoni nuk është më shumë se 15 shtatori, 15 nëntori do të ishte shumë i bukur nëse do të ishim në kohë normale por jo në këto kohë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mbyllja-e-klubeve-te-nates-dhe-diskove-ironia-e-jahaj-situata-kritike-por-do-te-bejme-dhe-ne-ca-pushime/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended