Nisi gjykimi për ish-kreun e Penales, Pançevski
  • 4 years ago
Vladimir Pançevski u ul në bankën e të akuzuarve. Pas nëntë muajsh shmangie të suksesshme, sot është sjellë nga paraburgimi në Gjykatën e Velesit. Ai gjykohet për manipulim me sistemit elektronik AKMIS ndërsa ishte kryetar i Gjykatës Penale. Gjykata e Velesit është zgjedhur ta udhëheqë këtë rast në mënyrë që në Shkup të mos ketë anshmëri pasi që Pançevski ka punuar në kryeqytet. Ai sot tha se nuk e kupton pse akuzohet pasi që aktakuzën e ka pranuar në Shutkë, ku është në paraburgim që nga 15 i këtij muaji. Kërkoi qasje në prova. Për më tepër, edhe Pançevski edhe avokati i tij kërkuan që ai të del nga paraburgimi pasi që ka imunitet gjyqësor, dhe se dokumenti për shkarkimin e tij nuk është konfirmuar nga Gjykata Supreme.

Në mungesë të një vendimi të tillë me të cilin nuk është përfunduar procedura për shkarkimin e tij, edhe vetë paraburgimi është i paligjshëm sepse, sipas ligjit, siç thashë, ai ka imunitet dhe Këshilli Gjyqësor duhej para se t'i caktohej masa paraburgimit ta miratojë atë.- deklaroi Petro Janura, Avokat.

 Por Gjykata supreme menjëherë e hodhi poshtë pohimin e avokatit të Pançevskit. Ankesa e gjykatësit të shkarkuar u refuzua.

Gjykata Supreme

?Në seancën e mbajtur më 26.06.2020 Këshilli për vendime rreth ankesave morri vendim me të cilin ankesën e të ankuarit e refuzoi si të pabazë, dhe e konfirmoi vendimin e Këshillit gjyqësor të Maqedonisë së veriut?.

Gjykimi i Pançevskit vazhdon të hënën. Ndryshe ai akuzohet se derisa ishte kryetarë i Gjykatës penale lëndët gjyqësore i ka ndarë në dorë tek gjykatës të përshtatshëm dhe që ka vlerësuar se janë të besueshmit e tij. Sipas aktakuzës mbi 40 lëndë janë shpërndarë në këtë mënyrë, mes tyre edhe dy aktakuza që i ngriti PSP-ja tashmë e shuar.

Bojan Stojanovski
Recommended