Report TV -Gazetari Daci: Mjekët italian optimistë që nuk do të ketë një valë të dytë
  • 4 years ago
Mjekët me zë në Itali janë optimist që nuk do të ketë një valë të dytë, por nëse kjo ndodh, Italia ka eksperiencën e duhur. Kështu u shpreh gazetari shqiptar në Itali, Alban Daci gjatë një lidhje live për Report tv.
Për sa i përket respektimit të masave, Daci shprehet se në Itali ndërgjegjësimi është i madh. Kjo ka bërë që shteti fshqinj ta përballoje me sukse këtë histori, duke e bërë një model për tu ndjekur.
?Falë masave, të cilat ishin edhe sakrifikuese për qytetarët, Italia ka dalë plotësisht nga kjo histori dhe është një model për tu ndjekur. Shifrat janë shumë të ulëta. Mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme. Në ambientet e mbyllura nëse nuk kemi maskën nuk lejohet të hyhet. Gjithashtu e rëndësishme është dhe ruajtja e distancës. Për sa i përket një vale të dytë, ka dy lloje linjash mendimi. Mendimi i parë është optimiste. Nuk ka garanci që do ketë një valë të dytë. Ndërsa mendimi tjetër është pesimiste. Edhe nëse do ketë një valë të dytë. Italia ka eksperiencën e mjaftueshme, ka dal nga kolapsi shëndetësor. Mund të përballohet me sukses. Edhe qytetarët janë të ndërgjegjësuar. Shqipëria mbetet vendi i çudirave. Nuk ka garanci që do të ketë një valë të dytë. E thonë mjek të famshëm. Virusi bashkëjeton me ne deri sa do të ketë një vaksinë. Nuk ka asnjë garanci nëse do të ketë një valë të dytë?, u shpreh gazetari, Alban Daci.
Recommended