KQZ, gati fletet e votimit per zgjedhjet lokale (14 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
KQZ ka përcaktuar se si do të jenë fletët e votimit për zgjedhjet e 1 tetorit. Cilësitë e fletëve veçanërisht ngjyra dhe elementët e sigurisë, do të mbahen sekret deri me 1 tetor, ditën e votimit. Ndërkohë është gjetur mënyra se si do të votohet në Tiranë në bashkitë qendrore dhe bashkitë e vogla. Kryeqytetasit do të kenë në dorë gjithsej 4 fletë votimi, dy për bashkinë e madhe dhe dy për bashkitë e vogla.
Kështu për 300 mijë votuesit e Tiranës do të përgatiten rreth 1 milion e 200 mijë fleta votimi. Ndërkohë sot një ditë para skadimit të afatit të regjistrimit, partitë politike vazhdojnë të paraqiten pranë KQZ-së. Edhe sot Partia Demokratike nuk është regjistruar, por mësohet se do të regjistrohet nesër duke shfrytëzuar shansin e fundit për të mos mbetur jashtë zgjedhjeve lokale.
Nesër gjithashtu do të zhvillohet dhe procedura e votimit për zgjedhjen e nënkryetarit të KQZ-së./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended