Wake Up/Si po ndryshon pandemia sjelljet tona. Opsionet e bankës ProCredit për shërbime në Distancë

  • 4 years ago
Prej muajsh tashmë e gjithë bota është duke përjetuar masa të ndryshme në përpjekje për të imponuar distancimin fizik në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19. E gjithë kjo pa dyshim që ka ndikuar në përditshmërinë e secilit prej nesh, duke ngritur shumë pikëpyetje, jo vetëm për shëndetin tonë, por edhe për bashkëjetesën mes nesh. Reduktimi i kontakteve fizike që fillojnë nga bllokimi i grumbullimeve masive, deri tek vetë-izolimi janë masa të cilat synojnë distancimin fizik. Por sigurisht që ekziston një arsye e mirë pse distanca fizike është bërë një strategji kaq e rëndësishme që po përdoret në kontrollin e pandemisë COVID-19, aq sa sot nga ekspertët konsiderohet si ?Një hap në drejtimin e duhur?. Sipas mjekut Pëllumb Pipero e gjithë shoqëria është në kërkim të mënyrave opsionale për të thjeshtuar përditshmërinë tonë në kushte të tilla të jashtëzakonshme, dhe kush më mirë se teknologjia mund të na ndihmoj sot në arritjen e këtij objektivi (ruajtjes së distancës fizike nga njëra anë dhe realizimin e të gjitha shërbimeve të domosdoshme nga ana tjetër). Pjesë e kësaj përditshmërie janë pa dyshim dhe bankat, sepse secili prej nesh ka nevojë të marrë shërbime bankare. Por çfarë opsionesh na ofrojnë sot këto institucione për t'i bërë gjërat nga shtëpia, në komoditet të plotë dhe pa rrezikuar veten tonë dhe të tjerët rreth nesh me prezencën fizike në to. Enilda Gjeçka në një lidhje direkte nga Banka ProCredit na shpjegoi sesi mund ta kesh bankën në telefonin tënd dhe të kryesh të gjitha veprimet që do pa qenë e nevojshme të jesh fizikisht aty.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended