Arrestohet “xhaxhai”, perfaqesuesi ne Shqipëri i Ndraghetas italiane |Lajme-News

  • 4 years ago
Gjashtë persona janë arrestuar në një megaoperacion të koduar ?Magma 2020? mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Argjentinase dhe policive të vendeve të tjera. Në të njëjtën kohë, aksioni u zhvillua në Argjentinë, Shqipëri dhe Costa Rica.

Në Tiranë, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale, u arrestua me qëllim ekstradimin Bujar Sejdini, i quajtur ?Xhaxhai?, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit, dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze ?Bellocco?. Ky person ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë, thotë policia.

Po në kuadër të këtij operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan më 26 Maj 2020 i shtetasit Adrian Cekini, i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

Në të njëjtën kohë në Argjentinë u arrestuan korrieri Ferdinando Sarago i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Ky shtetas kryente për llogari të organizatës kriminale detyra të ndryshme operative dhe transport të dokumenteve sekrete; Giovanni di Pietro ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane. Gjithashtu merrej dhe direkt me eksportin e substancave narkotike; Fabio Pompetti lindur në Argjentinë i cili u arrestua edhe në operacionin e kryer në Nëntor 2019. Fabio Pompetti merrej sidomos me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave;

Me bashkëpunimin e Interpol San Hoze në Costa Rica u arrestua në qytetin Jaco, Franco D?Agapiti lindur në Itali, bashkëpronar i një hoteli Casino në Costa Rica. Ky shtetas ishte vendosur në Costa Rica dhe ishte bërë pikë referimi për organizatat kriminale. Roli i tij ishte që të bënte të mundur dërgimin e kokainës në Itali, si dhe u siguronte anëtarëve të organizatës bazën logjistike dhe akomodimin në Costa Rica.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended