Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim takim me Ilir Metën në Presidencë
  • 4 years ago
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pas takimit të një dite më parë bashkë me 4 ambasadorë të vendeve të BE-së, në selinë e qeverisë me kryeministrin Edi Rama, paraditen e kësaj të mërkure ka bashkëbiseduar me presidentin Ilir Meta.


Ky takim ka zgjatur 1 orë dhe 15. Presidenti Meta u kujdes ta përcillte vetë ambasadoren deri te dera e përparme e Presidencës.

Për momentin as presidenca dhe as ambasada amerikane nuk kanë bërë asnjë koment se çfarë ka kërkuar ambasadorja Kim dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur kreu shtetit për sa i përket dy votimeve të 23 dhe 30 korrikut, në parlament për kodin e ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese.

Presidenti Meta i është bashkuar kundërshtimeve te opozitës jashtë parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Javën e shkuar zoti Meta i vlerësoi ndryshimet kushtetuese si një akt i njëanshëm që nuk do të njihet nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Ndryshimet e propozuara, theksoi president nëse vazhdojnë të shqyrtohen dhe të miratohen, përveç antikushtetuetshmërisë së procesit në vetvete, do të krijojnë përplasje të fortë me dispozitën që i njeh kompetencën Presidentit të Republikës që emërimin e Kryeministrit ta pranojë nga partia apo ?koalicioni? që ka marrë shumicën e vendeve pas procesit zgjedhor.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YuriKim#IlirMeta#TopChannel
Recommended