Bashkepunonin me trafikantet e droges, arrestohen policet italiane |Lajme-News
  • 4 years ago
Tortura, korrupsion dhe të përfshirë në tregtinë e drogës në qytet për të paktën 2 vjet. Pas një hetimi disamujor është bërë e mundur arrestimi i 6 karabinerëve në Piacenca. Hetimi i mbi forcat e policisë u bë nga prokurori i zonës, Matteo Centini.
Sipas burimeve pranë prokurorisë, përgjatë kohës së izolimit nga pandemia, disa karabinierë kishin siguruar çertifikata false për tregtarët e drogës në Piacezan, për t?i lejuar këta të fundit të shkonin në Milano për të marrë furnizime.
Aktualisht nuk janë bërë publike emrat e karabinierëve të arrestuar. Disa prej tyre janë mbajtur në qelitë e paraburgimit, kurse të tjerët janë nën arrest shtëpiak. Hetimi dhe finalizimi i këtij operacini u krye nga Guarda di Finanza në bashkëpunim me policinë lokale. Mëngjesin e sotëm, zyra ku qëndronin oficerët dhe kryenin aktivitetin kriminal është vendosur nën sekuestro.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended