PD per Koorporaten Energjetike: Qeveria po i sjell vetem erresire Shqiperise (11 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike ka protestuar sot për gjendjen e rëndë energjitike në vend. Ndonëse drejtuesit e lartë të Koorporatës Energjetike kanë sqaruar se kjo gjendje vjen si pasojë e thatësirës, drejtuesit demokratë nuk e pranojnë një gjë të tillë. Sipas tyre fajtore është qeveria shqiptare e cila ka vendosur t'a fusë vendin në një errësirë totale pa pyetur pa asnjë kosto sociale-ekonomike që buron nga prerja e energjisë.
Siç tha kryesori i energjetikës shqiptare, sot tha sekretari organizativ i Partisë Demokratike Ilir Bano, intesitetet alarmante të saj në themel të të cilave janë humbjet teknike dhe jo teknike, është përkeqësuar mjaft këto vitet e fundit ku humbjet janë rritur me një shifër vjetore 8%.
Partia Demokratike ka deklaruar sot se për energjetikën ka gati platformën që do t'a vërë në zbatim sapo të largohet kjo qeveri që sipas saj erdhi nga skutat e errëta të krimit dhe u solli shqiptarëve errësirën në mes të verës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended