Lajm i fundit/ Rrjedhje gazi, plagosen 3 punëtorë në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan: Pa koment

  • 4 years ago
Pak minuta më parë, tre punëtorë janë plagosur gjatë punës në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan.

Dyshohet se në fabrikën e prodhimit të gazit sulfuror ka shpërthyer një bombol dhe personat në fjalë kanë pësuar djegie.

Mësohet se një nga punëtorët është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Në një subjekt privat ?Alba Gaz?, në zonën e ish-metalurgjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë, shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Metalurgjiku#TopChannel

Recommended