Rudina - Libri "Nga veranda jote duket shtepia ime”! (21 Korrik 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan #AidaBaro #ShtëpisëBotuesePegi

Në këtë pjesë të 3 të programit do të flasim për një libër të përkthyer nga shtëpia botuese ?Pegi? Është një libër i shkruar nga një autor shqiptaro-italian, Elvis Malaj. ?Nga veranda jote duket shtëpia ime? është pikërisht libri që sot do të flasim në studio që është përkthyer nga gazetarja dhe folësja e njohur e lajmeve, Beti Njuma. Në studio me ne, Kryeredaktorja e Shtëpisë Botuese Pegi, Aida Baro.


?Nga veranda jote duket shtëpia ime? (Dal tuo terrazzo si vede casa mia) është vëllimi i parë me tregime i autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij vërtiten dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe të panjohurës. Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit, por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.

Elvis Malaj ka lindur në Malësinë e Madhe në 1990, por që në moshën 1-vjeçare është larguar drejt Italisë. Në tregimet e tij ka gjurmë të identitetit shqiptar, por nuk bëhen mbizotëruese.

Elvis Malaj është kandidat për çmimin e famshëm letrar ?Strega?në Itali.Me përkthim të Beti Njumës, ?Nga veranda jote duket shtëpia ime? është botuar nga shtëpia botuese ?Pegi?

Në studio: Kryeredaktorja e Shtëpisë Botuese Pegi, Aida Baro

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended