Top News - Covid-19 në Serbi/ Mjekët kërkojnë dorëheqjen e shtabit të krizës

  • 4 years ago
Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës ?Të bashkuar kundër COVID-19?, i drejtoi një letër të hapur ekzekutivit vendas duke kërkuar dorëheqjen e Shtabit të Krizës.


Sipas këtyre mjekëve, Serbia përballet praktikisht me një ?katastrofë shëndetësore publike?. Nënshkruesit e letrës kërkuan formimin e një shtabi të ri, hetimin e pretendimeve se ka pasur fshehje të të dhënave si dhe ndalimin e frikësimeve dhe politizimeve që si1ç thonë ata ?cënojnë dinjitetin personal të punonjësve shëndetësorë?.

?Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet, ndeshjet, turnetë, festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale?, thuhet në letrën e mjekëve.Sipas tyre, ?hutimi në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe të viktimave u shkaktua nga mospajtimi me pritjet statistikore dhe epidemiologjike, njohuritë nga puna e përditshme dhe deklaratat kontradiktore në publik?.

Mjekët thanë se ?e gjithë kjo ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve?. Në muajin qershor, Rrjeti Investigativ BIRN raportoi se numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi është shumë më i lartë nga sa raportohet. Sipas BIRN-it, të dhënat ku ka pasur qasje ai, tregonin se në Serbi, nga data 19 mars deri në 1 qershor, 2020, kishin vdekur 632 pacientë nga koronavirusi, në një kohë kur për këtë periudhë, numri zyrtar I jetëve të humbura ishte 244. Aktualisht, Serbia regjistron mbi 20,000 raste pozitive dhe 472 pacientë të vdekur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Serbia#Mjeket#TopChannel

Recommended