Flet për herë të parë Duka: Dyshimet të forta se Bylis-Tirana u trukua, po mbledhim fakte me UEFA-n

  • 4 years ago
Armando Duka në Kukës për inspektimin e punimeve pnë stadiumin e ri "Zeqir ymeri", ka folur për hetimin e ndeshjes  së trukuar Bylis-Tirana.

Duka: "Nuk më vjen mirë që duhet të flasim për trukime pas asaj që ka ndodhur me futbollin shqiptar nga covidi. Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana është e dyshuar për trukim, unë nuk jam jurist dhe hetues, por si tifoz edhe mua ashtu më duket. Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse është e vërtetë për ndeshje të trukuar. Jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar, por edhe ndërkombëtarë dhe Uefa në bashkëpunim të ngushtë, po hetojmë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion.

Nuk është e lehtë në futboll, por vërtet më vjen shumë keq që në një kohë që Shqipëria u largua nga lista e ndeshjeve të trukuara të diskutojmë edhe aq më shumë për nje ekip që është shpallur kampion."

Për ndeshjen Bylis-Tirana komisioni i etikës në FSHF ka bërë dy mbledhje, ndërsa nesër pritet të mblidhet sërish, ku me shumë gjasë mund të ketë një konkluzion paraprak.

Recommended