Pistat e hetimit per atentatin ndaj Emiljano Ramazanit |Lajme-News

  • 4 years ago
Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani. Sipas imazheve të siguruara nga policia prej kamerave të sigurisë, rezulton se gjatë kohës që Ramazani parkonte automjetin ?Ford Focus? poshtë banesës së tij, i është afruar një automjet tip Volkswagen. Brenda tij ndodheshin 3 persona.

Njëri prej tyre, me një armë tip pistoletë ka shkrepur 5 plumba mbi automjetin e viktimës, duke e lënë të vdekur në vend. Xhami i makinës së tij e dëshmon këtë. Ndërsa në makinën e djegur në fshatin Vidhas, janë gjetur dy armë kallashnikovë.

Dy janë pistat ku është përqëndruar hetimi policor. Njëra lidhet me biznesin ilegal të fajdeve, ndërsa tjetra me shpërndarjen e drogërave të forta në qytet. Për veprën e dytë, Ramazani është arrestuar e dënuar disa herë. E fundit ishte në vitin 2018. Atë kohë, Prokuroria e Elbasanit kërkoi për të 8 vite burg, por gjykata e nxorri të pafajshëm, edhe pse në dosje kishte prova të mjaftueshme që e implikonin.

Problemet me drejtësinë për 39-vjeçarinnisën që në vitin 2012. Atëherë kur së bashku me 5 persona të tjerë u vunë në pranga në kuadër të një operacioni policor. Akuza ishte e njëjtë, po për shpërndarje droge në qytet. Edhe atë kohë u la i lirë nga gjykata.

Sipas tyre, nuk kishte prova të mjaftueshme që e implikojnë atë. Tashmë grupi hetimor vijon me kqyrjen e pamjeve dhe provave për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, që pretendohet të ketë qenë një dorë profesioniste, dhe e kryer nga vrasës me pagesë.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended