Rumania, rreziku i Europes | Lajme - News
  • 4 years ago
Pas vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë izoluar nga Brukseli për shkak të përhapjes së gjerë të koronavirusit, rreziku i ri për Europën është Rumania. Virusi po përhapet me shpejtësi të ndjeshme, ku orët e fundit janë konfirmuar 889 raste të reja dhe 21 viktima duke e çuar totalin respektivisht me 37 458 të prekur dhe 2 026 të vdekur. Qindra mijëra njerëz kanë protestuar ndërkohë kundër karantinës në Bukuresht.

Ishte parashikuar më 1 gusht, por Franca vendosi që duke nisur nga sot, e hënë 20 Korrik, maska do të jetë e detyrueshme në ambiente të mbyllura.

Autoritetet publikuan edhe listën e vendeve ku duhet të përdoret, e cila përfshin dyqane, supermarkete, qendra tregtare, ndërmarrje të hapura për publikun, tregjet e mbuluara, bankat etj. Maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë mbi moshën 11 vjeç, por janë të ndaluara për fëmijët nën tre vjeç, përveç rasteve kur kanë simptoma të virusit.

Florida është kthyer në vatrën me të nxehtë të shteteve të bashkuara të Amerikës. 12,478 persona rezultuan pozitivë në vetëm një ditë, teksa totali i të prekurve ka arritur ne 350 mijë, ndërkohë që 5 mijë të tjerë kanë humbur jetën.

Nëntë spitale nuk kishin me shtretër të disponueshëm në terapitë intensive. Në nivel kombëtar në SHBA u regjistruan mbi 60 mijë të infektuar në vetëm 24 orë me nje total prej 3.7 milionë të prekur.

Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se i numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë botën i ka kaluar 14 milionë. Dhe në këtë situatë ka një garë ndërkombëtare për prodhimin e vaksinës, e cila mendohet se do të frenonte virusin.

Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje për 90 milionë doza të vaksinës që po zhvillohen nga një aleancë midis tre kompanive kompanive farmaceutike. Sidoqoftë, është akoma e pasigurt se cila nga vaksinat eksperimentale mund të funksionojë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended