Mbyllen klubet dhe diskot | Lajme - News

  • 4 years ago
Rritja e rasteve te renda me koronavirus ka detyruar qeverinë të ndërmarrë një tjetër masë ndaluese, për të frenuar përhapjen e virusit. Diskot, lokalet e natës, dhe loung baret do të mbyllen. Asnjë nuk do të lejohet të funksionojë pasi konsiderohen vengrumbullime të rrezikshme.

?Hyn në fuqi Akti Normativ i cili: Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve?.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Kafenetë mund të qëndrojnë të hapura, por muzika është e ndaluar në të gjitha subjektet edhe tek ato në zonat e plazheve.

?Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore?.

Sipas ministres së Shëndetësisë, ky vendim erdhi pas konstatimit se klubet e natës janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh duke sfiduar masat anticovid duke u shndërruar në vatra potenciale infeksioni.


Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended