Administratori i laboratorit 'Intermedica' shpjegon analizat serologjike: Rezultati del brenda ditës

  • 4 years ago
Intermedica është një nga klinikat që do të bëjë të mundur analizat serologjike për të kuptuar nëse një person e ka kaluar apo jo koronavirusin. Në një intervistë për 'Report TV' Vasil Llajo, titullar i 'Intermedica', thotë se kjo klinikë do të bashkëpunojë me dy kompani më të mëdhatë në tregun botëror, që janë 'Euroimun' dhe 'ROSH', për të bërë teste serologjike. Ai thotë se për tre ditë do të nisin të bëhen analizat serologjike pasi pritet konfirmimi i Qendrës Kombëtare, ndërsa përgjigjet për individët do të dalin brenda ditës.

Përveç kuriozitetit personal, Llajo thotë se përgjigjet vlejnë edhe për studime, për të bashkërenduar punën edhe me OBSH-në, ndërkohë që po përgatitet një vaksinë me antikorpet, të cilat vërtetohen ose jo nëse janë në trup vetëm nëpermjet testeve serologjike."Jemi licensuar për të bërë analizat serologjike. Pasi ka kaluar një periudhë e caktuar kohe e koronavirusit në vendin tonë është e vlefshëm analiza serologjike sepse kiti i antikorpeve në organizëm është i mundur të dallojë infektimin. Pra nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi, qoftë me shanja ose pa shenja,"-deklaron fillimisht Llajo.

Recommended