Report TV - Masat anti-COVID, qeveria mbyll klubet e natës dhe diskot

  • 4 years ago
TIRANE-Qeveria ka vendosur mbylljen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Në rast se do të konstatohet hapje e diskove biznesi do të gjobitet me 3 milionë lekë dhe një vit pezullim. Ndërkohë që ndalohet muzika pas orës 22:00 dhe nëse vendimi nuk zbatohet subjekti gjobitet me një milion lekë dhe 6 muaj pezullim.Vendimi i qeverisë për miratimin e aktit normativ vjen pas shumë denoncimeve, teksa Report Tv ka sjellë disa herë pamjet e asaj që ndodh nga jugu në veri të vendit me klubet e natës në bregdet, grumbuj dhe asnjë respektim të masave anti-COVID.

Recommended