Ora News - Qëlloi me armë zjarri drejt dy të rinjve, pranga 33-vjeçarit në Durrës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një 33-vjeçar u vu në pranga nga policia e Durrësi, pasi qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi më datën 02.07.2020, në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit.

?Shërbimet e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës?, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas dyshohet, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t?i shpëtuar kapjes nga Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale ?Vrasja me dashje e mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtje pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/qelloi-me-arme-zjarri-drejt-dy-te-rinjve-pranga-33-vjecarit-ne-durres/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended