Kontrollet për Covid në plazhe/ Plazhistët me kollë e temperaturë paraqiten në qendrat shëndetësore

  • 4 years ago
Kjo është një nga periudhat më të bukura të vitit, por padyshim duke treguar kujdes nga Covid-19.


Çfarë ndodh në rast se një pushues ndjen se ka shenja të koronavirusit, temperaturë apo kollë? Duhet t?i drejtohet qendrave shëndetësore, dhe ne ndodhemi në qendrën shëndetësore nr.6 në lagjen 13 në zonën e plazhit në Durrës, por mesa duket është ditë e diel dhe qendra shëndetësore është pushim.

Por edhe dita e diel sigurisht që e ka një zgjidhje, pasi pranë qendrave shëndetësore janë të vendosura qendrat verore që u shërbejnë qytetarëve në çdo moment.

Gazetarja: Doktoresha a keni pasur raste të personave të cilët kanë pasur shenja të koronavirusit dhe kanë kërkuar ndihmën tuaj në qendrën verore.

?Përshëndetje, qendra jonë është e hapur për të gjithë pushuesit që mund të kenë probleme shëndetësore në rast se kemi pasur pushues me simptomat e Covid, si për shembull temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje muskulare ose dhe kollë dhe i kemi referuar tek 127 për të kryer tamponin e Covid-it. Të gjithë personat që paraqiten në qendrën tonë shëndetësore e para nuk lejohen pa maskë, e dyta është matja e temperaturës që u bëjmë dhe më pas i kryejmë një si tip triazhi klinik parësor dhe pyetje të ndryshme për të mësuar sa më shumë për historinë e tyre mjekësore qe ne e quajmë në gjuhën mjekësore anamnezën e tyre personale?, sqaron doktoresha.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QendraShendetesore#Plazhe#TopChannel

Recommended