Punimet prej thupre/ Elbasan, shumë kërkesa, por pak artizanë

  • 4 years ago
Si çdo komunitet romët dhe egjiptianët kanë traditat e tyre që i dallojnë nga pjesa tjetër, por edhe i bëjnë të veçantë.


Punimet e thuprës historikisht kanë qenë pjesë e traditës së këtij komunitetit, por ashtu siç po ndodh rëndom edhe kjo traditë po shkon drejt zhdukjes. Thuprat tashmë punohen vetëm nga të moshuarit edhe pse interesi për këto objekte artizanale sa vjen dhe shtohet. Enver Mustafai gjatë gjithë jetës së tij ka punuar shporta e kanistra, traditë që e mori nga gjyshi.

Por së fundmi me iniciativë të këtij komuniteti dhe me mbështetjen e Ambasadën gjermane, të rinjtë romë dhe egjiptianë po trajnohen të mësojnë traditën e tyre, në gjurmët e historisë së familjes, por edhe si shpresë për punësim.
Pritshmëritë e tregut duket se janë të mëdha për punimet artizanale. Teksa lënda e parë, thupra mblidhet shtratit të lumenjve, koha e punës është e vetmja kosto për të krijuar këto objekte të cilat gjithnjë e më tepër kërkohen nga vendas e turistë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Thupra#TopChannel

Recommended