Qeveria e re, partitë pa detaje për negociatat

  • 4 years ago
Subjektet politike nuk zbardhin hollësi nëse kanë filluar tashmë negociatat për koalicionin e ri qeveritar. LSDM-ja nuk zbuloi as nëse ka formuar ekipin negociator. VMRO thotë se do të përpiqet të formojë qeverinë por as kjo parti nuk zbardh nëse ka filluar tashmë bisedimet me ndonjë parti. BDI shprehet e hapur për bisedime me të gjitha subjketet, ndërsa thekson se në tryezën e bisedimeve do të jenë edhe ideja për kryeministër shqiptar, si dhe ajo për kryeministër me rotacion. Koalicioni ASH Alternativa, thotë se deri në këtë moment nuk ka marr ndonjë ofertë.

Recommended