Top News - Aktorja më e bukur e Indisë rrezikon jetën nga Covid!

  • 4 years ago
E konsideruar nga disa si aktorja më e bukur e Indisë, Aishwarya Rai ka përfunduar në spital për shkak të infektimit me Covid 19, së bashku me të bijën 8 vjecare. I shtruar është gjithashtu edhe bashkëshorti I saj Abhishek dhe vjehrri Amitabh Bachchan, që të dy aktorë shumë të famshëm në vend. 77 vjecari Amitabh, një super ylli I Bollivudit që gjatë karrierës së tij të gjatë e të suksesshme ka arritur dhe famë globale, shkroi të djelën në Twitter se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Deri tani, Aishwarya dhe vajza kishin qëndruar të izoluara në shtëpi, por gjendja e ture u përkeqësua befas. Lajmi që familja e përshkruar rëndom si ? mbretërorët e Bollivudit?, është prekur kaq rëndë nga sëmundja, ka shkaktuar tronditje në mbarë vendin. Më dhjetëra mijëra fansa jane lutur për shërimin e tyre. E vetmja që shpëtoi pa u prekur nga koronavirusi ishte vjehrra e Aishwrayas, Jaya Bachchan. Të premten, India shënoi rekordin e 35.000 rasteve të reja me Covid 19 brenda 24 orëve, e kjo bëri që numri I të infektuarve në vend të kalonte pragun e 1 milionë vetëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Indi#Aktorja#TopChannel

Recommended