Maqedoni, Ademi: Duopolizim i zgjedhjeve, duhet “ngjyrosje” të dy kampeve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nxorën fitues Zoran Zaev me LSDM-në me 46 mandate ndërkohë që VMRO mori vetëm 44. Tashmë pritet krijimi i qeverisë me anë të një koalicione që sipas gjasave do të jetë me partinë shqiptare BDI e cila mori 15 mandate.

I ftuar në Ora Neës, analisti Visar Ademi u shreh se duhet të ketë një ndryshim në dy kampet e këtyre grupeve e cila mund të realizohet vetëm me listat e hapura.

Visar Ademi: Zgjedhjet tek ne treguan dy gjëra. E para është që ka një rënie të madhe të numrit të votuesve në Maqedoni që është për shkak se ne nuk kemi një regjistrim si vendet anëtare të NATO-s dhe të BE. Në një shtet ku ka 2 mln banorë dhe 1.8 mln votues, duhet të ketë regjistrim pasi nuk dihet se sa votues kemi realisht. Karakteristikë është se vazhdon duopoli i dy partive politike LSDM dhe VMRO dhe tek shqiptarët është BDI dhe një parti opozitare. Duhet të ketë një ngjyrosje në kampet e këtyre dy grupeve etnike dhe kjo kërkon impenjimin e listave të hapura. Duhet të ketë nga Shoqëria Civile dhe intelektuale. Siç e thatë edhe ju kemi 32 deputetë edhe pse dalshmëria e shqiptarëve ka qenë më e ulta në histori. Nuk ka patur dalje të lartë pasi shumë shqiptarë nuk janë të kënaqur për mosmbajtjen e premtimeve të partive fituese.

Kjo mund të jetë një ngërç i madh në krijimin e qeverisë sepse mbrëmë kishim zëvendës kryeministrin për çështje europiane që në një postim të vetin donte që të hiqte 4 deputetë LSDM-së duke pretenduar se janë deputetë shqiptarë dhe duke shtuar 2 deputetë nga një parti fashiste e VMRO-së e duke pretenduar që këto dy parti kanë të njëjtën mandate e mbase BDI të fillonte të krijonte lidhje majtas apo djathtas. BDI ka 10 vite që bashkëpunon me LSDM dhe besoj dihen preferencat e tyre. Besoj që 4 vjeçari i ardhshëm në Maqedoni do të jetë shumë sfidues pasi janë projekte që janë lënë në mes. U zgjidhën shumë çështje të mëdha si ajo e emrit, por ky 4 vjeçar do i japë Zaevit mundësi për të ndërtuar institucione të stabilizuara dhe për të nisur një kapitull të ri për negociatat për në BE.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/maqedoni-ademi-duopolizim-i-zgjedhjeve-duhet-ngjyrosje-te-dy-kampeve-e-mund-te-arrihet-me-listat-e-hapura/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended