Opozita Ramës: Ulemi në tryezë, por marrëveshja e 5 qershorit të kalojë pa ndryshime - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë të premte koalicioni opozitar kërkoi me ngulm nga mazhoranca që të mos i shmanget marrëveshjes së 5 qershorit. Në një reagim për mediat, opozita tha se kjo marrëveshje duhet të kalojë sa më parë në Parlament, pa ju bërë asnjë ndryshim.?Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.?Sa i takon gatishmërisë së kryeministrit Edi Rama për t?u ulur vetë në Këshillin Politik, partitë opozitare kanë këtë përgjigje:?Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t?i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.?Kreu i qeverisë tha gjatë kësaj të premteje se nuk ka asnjë kundërshtim që hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore të diskutohen në Këshillin Politik, madje edhe në praninë e presidentit Ilir Meta.

Recommended