Ora News - Tërhiqet maxhoranca, Meta nuk shkarkohet por i rishikohen kompetencat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoraneës
Mazhoranca është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pas raporteve të Komisionit të Venecias mbi anulimin e datës së zgjedhjeve, por dhe të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, relatorja Klotilda Bushka deklaron se nuk ka shkaqe të forta për rrëzimin e Kreut të Shtetit. Por është opozita parlamentare që ka mbajtur debatin e hapur, ndërsa Ulsi Manja deklaron se në datën 20 korrik do të merret dhe vendimi përfundimtar.

Një vit pas krijimit, Komisioni Hetimor ndaj presidentit Ilir Meta ka zhvilluar mbledhjen për shqyrtimin e raportit mbi vendimin përfundimtar.

Publikimi i rezultatit në media ka shkaktuar dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës që në nisje të tij.

Fino: Nuk më vjen mirë nëse raporti paraprakisht nuk ka kaluar nga anëtarët e Komisionit Hetimor por ka kaluar nëpërmjet medias.

Manja: Eshtë e pamundur që raporti i publikuar dje në media të jetë vertetë sepse raporti do prezantohet sot nga deputetja Klotilda Bushka. Nëse të henën kemi një raport të dakordësuar do të miratojnë një raport përfundimtar. Nëse nuk biem dakard për një të vetëm, do kemi dy raporte, të cilat do të diskutohen.

Relatorja e çështjes Klotilda Bushka ka bërë një pasqyrë të raporteve të Komisionit të Venecias, ku në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve thuhet se Kreu i Shtetit nuk ka bërë shkelje që të sjellin shkarkimin e tij.

Po ashtu dhe sa i përket emërimeve në Kushtetuese nënvizohet se duhet gjetur mekanizëm zhbllokues, duke ruajtur rendin e zgjedhjes mes Presidentit dhe Parlamentit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/terhiqet-maxhoranca-meta-nuk-shkarkohet/
Folloë TV Ora dhe RTV Ora Neës

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended