Monika Kryemadhi hedh ne gjyq gazeten “Rilindja Demokratike” - (5 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Socialistja Monika Kryemadhi dhe bashkëshortja e Kryeministri Meta, del sot në një deklaratë për shtyp, ku akuzon Sali Berishën për shpifje ndaj saj.

Monika Kryemadhi:- ?U bënë disa muaj që Sali Berisha ka vënë tellallin e vetë gazetën ?Rilindja Demokratike?, që të sajojë dhe të përhapë shpifje nga më monstruozet për personin tim. Sot unë vendosa ta hedh në gjyq gazetën ?RD? dhe të mos i ndahem deri ditën kur të kem marrë dëmshpërblimin për të gjitha shpifjeve ndaj meje. Mirëpo kjo nuk mjafton prandaj sot unë dua gjithashtu t?i drejtohem Sali Berishës, psikopatit që mundohet prej dhjetë vjet të mbajë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë e bëj personalisht si nënë e dy fëmijëve të fëmijëve të vegjël dhe jo si bashkëshorte e kryeministrit të Shqipërisë. Pavarësisht se e di fare mirë se duke shpifur ndaj meje, Sali Berisha kërkon të hedh baltë mbi babanë e fëmijëve të mi. Ilir Meta ka të drejtën e tij dhe detyrën institucionale të mos mbajë asnjë lloj qëndrimi personal ndaj askujt, qoftë ky edhe keqbërësi Sali Berisha. Kurse unë gruaja e Ilir Metës, nuk jam përgjegjëse ndaj askujt përveç familjes time dhe fëmijëve të mi. Prandaj në emër të tyre unë e akuzoj sot Sali Berishën, si një shpifës dhe mashtrues ordiner, si një armik të qetësisë familjare të shumë e shumë njerëzve të ndershëm?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended