Nëna i braktisi për të dashurin/E mitura rrit motrën 5 vjecare: Më shumë pimë ujë se hamë bukë

  • 4 years ago
Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje nga Fushë-Krujë. Në frigorifer ka vetëm ujë dhe në tryezë bukë thatë. "Dy bukë që më ka fal furra e bukës i hamë thatë...", rrëfen kryefamiljari. Alfred Karaj ka tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë. Bashkëshortja thotë ai më ka braktisur.
Gjithë të ardhurat e kësaj familje që banon tek ish SMT-ja në Fushë-Krujë janë 4 500 leke në muaj, por nga ana tjetër duhet të paguajnë qiranë e dhomës, ku kanë futur kokën. "Gjendjen shiheni vete, 50 mijë lek paguaj qiranë 45 mijë marr ndihmë ekonomike", tregon ai.Alfredi na tregon se vuan nga epilepsia, ka kërkuar të dalë në kemp, por zyrtarët i kanë kërkuar ryshfet."Unë jam i sëmurë me epilepsi dhe me kanë kërkuar 200 mijë lek të më nxjerrin në kemp", tha Alfredi. Gjatë muajve të karantinës familjes Karaj i është ofruar një thes miell, 2 pako oriz, makarona dhe salcë.Kryefamiljari ka trokitur për ndihmë në derën e administratorit të Fushë-Krujës, Xhemal Xhixha, por përgjigja e tij vetëm sa e ka shtuar vuajtjen."Më ka prurë një here një thes miell dhe ca ushqime para 35 ditësh dhe nuk kanë pyetur më... S'kemi për vete më kanë thënë', tregon Alfredi.
Alfred Karaj e ka të pamundur t'i rrisë fëmijët, apeli për ndihmë i drejtohet në radhë të parë institucioneve, Bashkisë së Krujës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale, e më tej gjithë humanistëve që janë duke parë këtë histori migjeniane.
"I bëj thirrje shtetit dhe kushdo që ka mundësi me na ndihmu për këta fëmijë", e mbyll ai deklaratën.


Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv