Permbytje apokaliptike ne Palermo | Lajme-News

  • 4 years ago
Këto pamje apokaliptike janë xhiruar në Palermon e goditur gjatë 24 orëve të fundit nga rrebeshe të pazakonta shiu që shkaktuan përmbytje të këtyre përmasave.

Shiu i dendur shndërroi brenda pak minutash rrugët dhe autostradat hyrëse të qytetit më të madh siçilian në lumenj të furishëm, që morën përpara shumë automjete. Të gjendur të papërgatitur, dhjetëra drejtues mjetesh u përpoqën të shpëtonin duke notuar.

Disa dëshmitarë thanë se kishin parë një çift që e përpiu rryma e furishme e përmbytjeve, por ekipet e emergjencës që po punojnë për të larguar ujin nga rrugët thanë se deri më tani nuk kishte asnjë viktimë, apo njoftime për persona të zhdukur.

Veç dhjetëra automjeteve të dëmtuara, përmbytjet shkaktuan rrëshqitje toke duke dëmtuar rrugët e autostradat. Autoritetet u detyruan të pezullojnë qarkullimin rrugor, duke krijuar radhë të gjata pritjeje në hyrjet e qytetit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended