Masakra e Sanatoriumit (01 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një ditë pas masakrës së djeshme në Sanatoriumin e Tiranës pamja atje sot dukej më e qetë. Të sëmurët, por dhe mjekët, sot si temë të bisedave kishin pikërisht ngjarjen e djeshme. Këto pamje morën dje vetëm pak pas krimit ku mbetën të vrarë Dritan dhe Aqif Hasanbelliu dhe u plagosën Agron dhe Hasan Hasanbelliu dhe Lavdosh Karaj. Vrasësit Hasan Noga, një ish punonjës i Ministrisë së Rendit ishte plagosur një javë më parë në Patos pasi ishin grindur me Gentianin.
Dje Noga pasi u fut në dhomë ka qëlluar me pistoletë mbi gjithë njerëzit prezentë duke plagosur Gentianin dhe vrarë babain Aqifin dhe vëllain Agroni dhe plagosur dy të tjerë. Më pas ai largohet qetësisht. Sot në dhomën ku dje ndodhi tragjedia, infermierët po lanin dhe pastronin gjakun e viktimave. Në derën e dhomës dhe pak mbi dhomën e pacientit ndodheshin shenjat e plumabave, dëshmitarë të krimit. Në mure kishin mbetur akoma njolla gjaku.
Dritani, i qëlluar ka dashur të futej në banjo për t'i shpëtuar plumbave, por vdes më vonë në reanimacionin e spitalit. Ndërsa në Spitalin Ushtarak sot ishin ende të shtruar dy Hasanbellinjtë e tjerë të plagosur. Agron Hasanbelliu i cili ishte dhe objektivi i shënuar është në gjendje shumë të rëndë. Gentiani është i plagosur më lehtë dhe ndodhet në pavionin ortopedik. I plagosuri tjetër ka dalë nga spitali pasi gjendja e tij është e stabulizuar. Mister mbetet ende vendndodhja e vrasësit Noga./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended