Ora News - Gara për “Luigj Gurakuqin”, Suzana Golemi kandidatja e parë për Rektore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dekania e fakultetit të Shkencave të Natyrës, Suzana Golemi, është kandidatja e parë në garën për rektore e Universitetit të Shkodrës. Thotë se synimi është kthimi i ligjshmërisë e pavarësisë së Universitetit dhe rritja e numrit të studenteve.

Suzana Golemi është kandidatja e parë e regjistruar në garën për rektore të universitetit ?Luigj Gurakuqi? në Shkoder.

Dekania e fakultetit të Shkencave të Natyres ka vendosur të marrë përsipër këtë sfidë me synimin për ta kthyer siç shprehet ajo në shinat e ligjshmërisë këtë institucion të lartë arsimor.

Kritikat më të mëdha për 4 vitet e fundit të drejtimit të Universitetit nga Rektori aktual Bekteshi, kandidatja Golemi i ka tek autonomia e brendshme.

Objektiv kryesor në rast të fitores, Golemi shpreh për 4 vitet në vijim rritjen e numrit të studentëve në çdo program studimi.

Për të arritur këtë gjë, një prej pikave është mesatarja, për të cilën do të negociohohet me Ministrinë.

Gara për zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës pritet të vërë përballë Golemit, rektorin aktual Adem Bekteshi që synon një mandat të dytë.

Të dy janë pedagogë të të njëjtit Fakultet dhe përpara kolegëve të tyre dhe studentëve pritet të dalin me platforma të ndryshme, njëri për të vijuar një rrugëtim të nisur 4 vite më parë, e tjetra për të korrigjuar ato që sipas saj nuk u bënë në këto vite.



Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/gara-per-luigj-gurakuqin-suzana-golemi-kandidatja-e-pare-per-rektore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended