Sali Berisha drejtuar te rinjve demokrate: Ngrihuni dhe shpetoni Shqiperine (29 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje sot të rinjve të kësaj partie, të ngrihen në misionin e madh të shpëtojnë Shqipërinë. Sot në mbledhjen e forumit rinor të Partisë Demokratike Berisha ka dhënë porositë për fushatën e zgjedhjeve lokale. Procesin t'a garantojmë me jetën tonë, tha ai. Kryetari demokrat ka kërkuar nga të rinjtë të jenë të vëmendshëm për të mos lejuar manipulimet qoftë në regjistrimin e popullsisë, procesit të votimit dhe numërimit të votave.
Gjithsesi tha Berisha, përballë kemi një kundështar të ciflosur dhe të drobitur.
"Kemi përballë një kundërshtar i cili kacafytet me egërsinë më të madhe si në shpellat e mafias. Në shpellat e mafias nuk ka më qetësi, nuk ka vetëm kacafytje, por ka thyerje brinjësh, thyerje kockash dhe thyerje kokash. Kjo është alternativa që ofrojnë pas konferencave, në zgjedhjet e kandidaturave në Berat, Vlorë, Mat dhe gjithkund."tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended