Gjyqi për fabrikën në Laprakë, Avokati Goxhaj: Agjencia e mjedisit pranoi se fabrika s’ka leje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata Administrative e shkallës së parë ka shtyrë seancën gjyqësore për padinë e ngritur nga banorët e laprakës kundër një fabrike të tullave. Sipas avokatit, në gjyq agjencia e mjedisit pranoi që kompania ushtron aktivitetin pa leje mjedisore.

Gjykata administrative ka shtyrë seancën gjyqësore për padinë e ngritur nga banorët e Laprakës kundër një fabrike të tullave, që ushtron aktivitetin në zonë.

Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm banorët të zonës, por dhe avokati Altin Goxhaj e ambientalisti Sazan Guri.

Sipas avokatit Goxhaj, në seancë agjencia e mjedisit pranoi se fabrika e tullave ushtron aktivitetin pa lejen përkatëse.

Goxhaj: Qeveria shqiptare me anë të Agjencisë së mjedisit pranoka që në Shqipëri paska një fabrikë brenda qytetit që ka 20 vite që punon pa leje mjedisore.

Ndërkohë Guri ka bërë apel ndaj qytetarëve për ndërgjegjësim, ndërsa ka ftuar edhe trupën gjykuese që sipas tij janë vetëm 300 metra larg fabrikës dhe mendojnë se zyrat me ajër të kondicionuar nuk depërtohet ndotja.

Vendimi për këtë proces është shtyrë nga gjykata për në vjeshtë, kur pritet të rifillojnë seancat gjyqësore pas pushimeve të verës.

Banorët e zonës së Laprakës kanë denoncuar vazhdimisht ndotjen që shkakton fabrika, ndërsa kanë mbajtur dhe protesta kundër ushtrimit të aktiviteti në zonën ku ata banojnë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjyqi-per-fabriken-ne-laprake-avokati-goxhaj-agjencia-e-mjedisit-pranoi-se-fabrika-ska-leje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv